Në orët e para të ditës së sotme është shembur Teatri Kombëtar në Tiranë.
Reagimet kanë qenë të shumta e nuk ka munguar ai i këngëtares shqiptare Rozana Radi.
“Do kalojne vitet e sdo ta njohim me qytetin tone!!! U dogj nje Katedrale dhe e restauroj e gjithe bota ndersa ju cfar bete ? I varate per here te dyte ata qe sjane me e qe e ngriten me shume mund e dashuri kete tempull. Se di si ndjehen sot ato / ata qe firmos per te pare me syte e tyre kete qe po shikon gjithe Shqiperia sot. Une ju kisha denuar me asnje duartrokitje kur te tentoni te ngjiteni neser ne skene . Ju kisha denuar duke mos u futur ne asnje salle ku do interpretoni . Ju se meritoni dashurine e spektatorit”, është shprehur ajo.