Kosovë/ Drejt dështimit të 50-të?

Sot deputetët do të mblidhen në orën 11:00 për vazhdimin e 50-të të seancës konstituive të nisur më 15 prill.

Të shtunën kur është mbajtur vazhdimi i kaluar vetëm 50 deputetë kanë marrë pjesë në votimin për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Partitë që mandatin e shkuar ishin në opozitë, e akuzuan Lëvizjen Vetëvendosje se është duke e kërcënuar rendin kushtetues në Kosovë.

E, sipas LVV-së, përgjegjësia u takon partive opozitare që po refuzojnë të marrin pjesë në votim.

Të shtunën e kësaj jave përfundon afati 1-mujor që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese për konstituim të Kuvendit.