Zjarr afër Zhelinës, mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informon se rruga rajonale që lidh Shkupin me Tetovën është mbyllur tërësisht për qarkullim në të dy drejtimet.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të shmangin udhëtimin në këtë drejtim dhe të përdorin rrugë alternative derisa të hiqet ndalesa.