I dyshuari me inicialet E.P i moshës 28 vjeç është arrestuar pasi lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak të cilat i posedonte pa leje në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se armët janë sekuestruar dhe materialet i janë proceduar Prokurorisë së Shkodrës.
“Kapet në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në fshatin Nënshat, vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak. Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme”, thuhet në njoftim.