NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

NATO ngriti në ajër aeroplanët e saj luftarakë gjatë natës, pasi Ukraina u godit nga sulmet më të rënda të luftës me Rusinë deri më tani.

Territori ukrainas i pushtuar nga Rusia u godit nga 741 raketa hipersonike dhe dronë kamikazë të martën në mbrëmje – numri më i madh brenda një nate që nga fillimi i konfliktit në vitin 2023.

Lutsk dhe Ternopil në perëndim të Ukrainës ishin disa nga objektivat më të goditura, duke shkaktuar një reagim emergjent nga forcat e NATO-s në Poloninë fqinje.

Një deklaratë nga komanda e forcave të armatosura të Varshavës tha: “Në lidhje me sulmin nga forcat ajrore të Federatës Ruse që kryejnë sulme ndaj objekteve të vendosura në territorin e Ukrainës, aviacioni polak dhe aleat ka filluar të operojë në hapësirën ajrore polake”.

Kjo vjen vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump kritikoi Vladimir Putinin, pasi bisedimet e paqes nuk kanë përparuar.

Trump gjithashtu është kthyer nga e para dhe është zotuar të rifillojë dërgimin e armëve në Ukrainë, pasi vendi u “godit shumë rëndë” nga sulmet me raketa dhe dronë të Kremlinit në ditët e fundit.