Sot nga ora 05.00, oficerë policie nga Njësia e Helikopterëve për Qëllime Policore në Ministrinë e Brendshme, me dy helikopterë të njësisë policore janë aktivë në shuarjen e zjarrit në zonën e Bllacës. Deri në këtë moment janë hedhur më shumë se 30 ton ujë dhe ata ende janë duke vepruar në mënyrë aktive. Lajmin e bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
Ndryshe, nga Qendra e Menaxhimit të Krizave, gjithashtu njoftojnë se në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, ndërmarrjes komunale dhe një ekip i Kryqit të Kuq me një pishinë nga e cila helikopterët mbushin ujë.
Supozohet se zjarri është shkaktuar nga një bisht cigareje ose ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.
Nga dita e djeshme është raportuar për zjarre në disa zona të Maqedonisë së Veriut.