Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës

Është arrestuar shtetasi E. A, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Sipas Policisë së Shtetit 23-vjeçari, akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

Tutje në njoftim thuhet se uniformat blu bëjnë me dije se i riu do të ekstradohet për në Itali.

“Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari. Në vijim të bashkëpunimit intensiv me partnerët italianë, të koordinuar nga rrjeti ENFAST, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, gjatë operacionit ‘Operacionalja 49’, lokalizoi në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. A., 23 vjeç”, thuhet në njoftim.