Mexhiti: Së shpejti do të miratohet zgjidhja ligjore për nxënësit e Medresesë, nuk dihet nëse do të jetë retroaktiv

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thotë se së shpejti në Qeveri dhe në Kuvend pritet të kalojë ligji që siguron zgjidhje për problemin me regjistrimin e nxënësve të Medresesë nëpër fakultete të tjera, përpos atij fetar. Mexhiti tha se nuk dihet nëse ligji do të jetë retroaktiv, respektivisht nëse do të vlejë për gjeneratat që tashmë e kanë mbaruar Medresenë.

“Ky Ligj i posaçëm që e përfshin Medresenë Isa Beu dhe shkollën e mesme të Kishës Ortodokse, bashkërisht pra është zgjidhja përfundimtare për nxënësit që mbarojnë shkollat e mesme në këto shkolla fetare. Ligji jep zgjidhje afatgjate, edhe 17 ditë është në ENER. Nuk mund të them si do të jetë faza finale e ligjit, por atë që mund ta them, për herë të parë sjellim ligj të posaçëm, që do të japë zgjidhje afatgjate, për situatën e tanishme, dhe të ardhmen, por kjo nuk nënkupton se me këtë vullnet politik, me këtë marrëveshje politike, që mund të gjejmë zgjidhje retroaktive, në kuadër të ligjit”, tha Mexhiti.