Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se ka hyrë në fuqi marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit.
“Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lus të mos e shkelni!” – shkroi ai në rrjetin “Truth Social”, raporton televizioni BBC.
Deri më tani, Izraeli nuk e ka pranuar publikisht propozimin për armëpushim.
Televizioni shtetëror iranian tha më herët se Izraelit i është “imponuar” një armëpushim.
Pak orë më herët, presidenti amerikan shkroi: “Ne nuk do të mund ta bënim “marrëveshjen” e sotme pa talentin dhe guximin e pilotëve tanë të mrekullueshëm të (bombarduesve) B2 dhe pa të gjithë ata që ishin të lidhur me atë operacion. Në mënyrë të sigurt dhe shumë ironike, ajo “goditje” e përsosur, vonë në mbrëmje, i bëri të gjithë bashkë dhe marrëveshja u bë!!!”