Presidentja Osmani në Prizren: Made in Kosova, anije për krejt botën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka njoftuar se në vendin tonë po prodhohen edhe anije.

Osmani nga Prizreni tha se ato janë gati për krejt botën, transmeton klankosova.tv.

Ajo u shpreh tejet krenare lidhur me prodhuesit vendorë.

“Nga veturat elitare sportive deri te barkat e jahtet më moderne, puna e tyre përfshin industri dhe kontinente të tëra. Kur talenti kosovar bashkohet me punën e palodhshme dhe inovacionin, nuk ka kufi për atë që mund të arrihet”, tha ajo.