Donald Trump ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do ta godasë vendin, shkruan CBS.
Presidenti amerikan u përmbajt nga nisja e sulmeve në rast se Irani pranon të braktisë programin e tij bërthamor, tha një burim i lartë i inteligjencës për CBS.
Trump thuhet se po shqyrton një sulm amerikan ndaj Fordo-s, një strukturë nëntokësore e pasurimit të uraniumit në Iran.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, të mërkurën hodhi poshtë kërkesën e Trump për dorëzim pa kushte, pasi presidenti amerikan tha se durimi i tij kishte mbaruar.
Të mërkurën, Trump tha: “Mund ta bëj, mund të mos e bëj”, kur iu bë një pyetje në lidhje me përfshirjen e SHBA-së në Iran.
Khamnei e qortoi Trumpin në fjalimin e regjistruar të së mërkurës, duke thënë se “çdo ndërhyrje ushtarake amerikane” do të ishte e kushtueshme dhe shtoi: “Kombi iranian nuk do të dorëzohet”.
Trump e hodhi poshtë refuzimin, duke thënë “paç fat”, por përsëri refuzoi të zbulonte planet e tij.
“Dua të them, askush nuk e di se çfarë do të bëj”, tha ai.
Lajmi se Trump mbështet planet e sulmeve u raportua për herë të parë nga Wall Street Journal.
Ushtria izraelite nisi sulme të tjera ndaj Iranit, duke goditur vendet e raketave dhe objektet bërthamore. Irani tha se kishte qëlluar raketa hipersonike në përgjigje. Nuk u raportuan dëme serioze në Izrael.