Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj zyrtare në Hungari, është takuar me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover, ndërsa theksoi se Kosova është e vendosur të hapë kapituj të ri të bashkëpunimit me shtetin hungarez.
Osmani theksoi tutje se kanë biseduar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror.
“Në takim me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér në Budapest, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve. Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë”, shkruan Osmani.