Merz thotë se regjimi iranian është dobësuar dhe mbase nuk do të kthehet më siç ishte

09 April 2025, Berlin: Friedrich Merz, CDU candidate for chancellor and CDU federal chairman, speaks at a press conference of the CDU/CSU and SPD party chairmen to present the coalition agreement in the Paul Loebe House. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se regjimi iranian është ‘dobësuar’ dhe sipas tij, mbase edhe nuk do të kthehet me forcën e mëparshme.

Merz në intervistë për transmetuesin gjerman, Welt në samitin e G7-tës në Kanada, tha se ardhmja e Iranit është e “pasigurt” për shkak të konfliktit të vazhdueshëm me Izraelin.

“Regjimi iranian është “dobësuar shumë dhe ndoshta nuk do të kthehet në forcën e tij të mëparshme. Do të duhet të presim dhe të shohim”, tha Merz, transmeton Klankosova.tv

Ai shtoi se oferta evropiane për ndihmë diplomatike, në rast se bisedimet rifillojnë, është ende në fuqi, ashtu siç ishte para sulmeve.

“Nëse do të lindte një situatë e re, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të ishin përsëri të gatshme të ofronin ndihmë diplomatike, siç ishin deri të enjten e kaluar”, shtoi Merz. / Klankosova.tv