Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka deklaruar se shumë shpejt do të prezantohet kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës.
Ai për GazetaBlic rikujtoi faktin se kryetari i VV-së, Albin Kurti, gjatë vizitave nëpër qendrat e partisë, tashmë ka shpallur kandidatura në shumë qytete dhe se edhe për Prishtinën, shpallja mund të ndodhë brenda kësaj jave.
“Kryetari i VV’së, Albin Kurti, gjatë vizitave të tij që i ka bërë në qendrat e VV’së gjithandej, i ka shpallur kandidaturat nëpër komuna në shumë qytetet. Unë, jam i bindur që shumë shpejt, ndoshta brenda kësaj jave do të prezantohet kandidati”, tha Sveçla.
“Jam shumë i bindur që kandidati i propozuar me qendrën e Prishtinës dhe me gjithë Lëvizjen Vetëvendosje, me gjithë ekspertët që i kemi dhe me gjithë qytetarët do të arrijmë që Prishtinën të ia kthejmë qytetarëve dhe t’i japim fund kësaj qeverisje që asgjë të mirë s’i ka sjellë Prishtinës”, përfundoi ai./GazetaBlic/