Irani ka paralajmëruar Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Francën që të mos ndërhyjnë për të ndihmuar Izraelin.
Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se nëse këto vende nuk tërhiqen nga mbështetja ndaj Izraelit, ato do të bëhen objekt i goditjeve të drejtpërdrejta, shkruan skynews.
Sipas deklaratave të transmetuara nga mediat shtetërore iraniane, Teherani ka paralajmëruar se do të synojë anijet dhe bazat ushtarake britanike, amerikane dhe franceze.
Kjo paralajmërim vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ku rreziku i një përshkallëzimi ushtarak duket i afërt.
Situata mbetet shumë e ndjeshme ndërsa komuniteti ndërkombëtar po vëzhgon me kujdes zhvillimet dhe pasojat që mund të sjellë ky konfrontim.
Ndryshe, palët tashmë kanë konfirmuar se ka edhe viktima – 60 iranianë dhe tre izraelitë jaë vrarë.