Luftoi për lirinë e Kosovës, vdiq në ditën e saj

Dikur ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, Driton Hajrizi nga Kotorri i Skenderajt, pikërisht në Ditën e Çlirimit, për të cilën kishte kontribuar shumë gjeti vdekjen.

Ai vdiq në aksident me traktor me të cilin kishte shkuar për të marrë drunj në malin e tij.

Familjarët i thanë Klanit, se Dritoni qëndronte mirë financiarisht, e bashkëluftëtarët nga Organizata e Veteranëve të luftës në Skënderaj, thanë se ai ishte shumë i zellshëm.

Për detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: