Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Në pranga u vu shtetasi A. Gj., 19 vjeç, banues në fshatin Kir.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 30.05.2025, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet, në një lagje të fshatit Kir, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov të cilat dyshohet se i posedonte shtetasi A. Gj”, bëri me dije policia./euronewsalbania/