Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Granit Osmani ka reaguar ndaj deklaratave të nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmanit lidhur me gjuhën shqipe.
“Bujar, mjaft më me hipokrizi dhe mashtrime, 20 vjet ke qenë funksionar dhe shqiptarët ua kanë mësuar stilin e manipulimit!
A mos ke harruar se kush e dërgoi Ligjin për Gjuhën Shqipe në Komisionin e Venecias? Pikërisht BDI, partia jote Non Grata! Sipas teje ligjin për Gjuhën Shqipe e keni dërguar që të mos miratohet kurrë!
Nëse kjo nuk është një shkallë e re e mashtrimit politik, nuk di çfarë tjetër mund të jetë!
Kjo që po tentoni tua shisni shqiptarëve sot nuk është asgjë tjetër përveç se një mashtrim i radhës.
Hipokrizia ka emër dhe mbiemër dhe ajo quhet haxhi Bujar Osmani”, ka shkruar Granit Osmani.
Nënkryetari i BDI-së në nje status ne rrjetet sociale kishte kritikuar qeverine per qasjen ndaj shqiptareve.
“Vetëm sot:
1. “ Ligji për përfaqësim të drejtë do të dërgohet në Komisionin e Venecias.”
(Që do të thotë: nuk do të miratohet kurrë.)
2. “Nëse flet edhe njëherë shqip , do të shkarkohesh.”
3. Nga 22 sportistë asnjë sportist shqiptar nuk vlerësohet nga qeveria.
E gjithë kjo, vetëm për një ditë.
Kjo duhet të ndalet sa më shpejt.
Zgjedhjet e ardhshme janë REFERENDUM”, kishte shkruar Osmani.