Mexhiti: Me Arbanin, rrugës për Shqipni

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë që zhvillohet sonte nga ora 20:45 në Tiranë, ka ngjallur interes të madh te të gjithë shqiptarët.

Shumë shqiptarë edhe nga Maqedonia e Veriut kanë udhëtuar drejt Tiranës për ta mbështetur kombëtaren shqiptare.

Edhe zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti duket se është tifoz i zjarrtë i kombëtares.

Ai ka postuar, në rrjetet sociale, një fotografi me djalin e tij duke shkuar drejt Tiranës për ta parë ndeshjen.

“Me Arbanin, rrugës për Shqipni. 🇦🇱”, ka shkruar Mexhiti.