Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara, ka njoftuar se 66 kosovarë kanë kërkuar të kthehen në Kosovë.
Sipas ambasadës, me datën 21 Maj Qeveria e Shqipërisë ka aranzhuar aeroplan të Fly Dubait për transferin e 80 qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM URGJENT
Të nderuar bashkëatdhetarë
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi janë lajmëruar deri tash 66 qytetarë tanë me kërkesa urgjente për kthim në Kosovë. Sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Dikasteret tjera relevante na kanë aprovuar kërkesën për transfer përmes bashkēpunimit me Ambasadën e Shqipërisë. Konkretisht, me datën 21 Maj Qeveria e Shqipërisë ka aranzhuar aeroplan të Fly Dubait për transferin e 80 qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Neve Qeveria Shqiptare dhe FLY DUBAI na kane ofruar mundësin që gjithë qytetarët e Kosovës të përfshihen në këtë udhëtim dhe Fly Dubai e ka hap sportelin për shitjen e biletave. Të gjithë 66 qytetarët (edhe të tjerë nëse sjanë lajmeruar por që janë urgjente) që kanë kërkuar të transferohen luten që të pregatiten dhe të organizohen për fluturim (Dubai-Tiranë).