Dy nga 11 pacientët e infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ata janë duke u trajtuar me mjekim intensiv.
Dy pacientë tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive derisa shtatë tjerët kanë gjendje stabile shëndetësore.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë regjistruar 927 raste me koronavirus; 671 persona janë shëruar dhe 29 pacientë kanë vdekur.
Në Kosovë rastet e para me koronavirusin e ri u shfaqën më 13 mars.
Për të frenuar përhapjen e mëtejmë të përhapjes së virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.