Një sasi lënde plasëse është gjetur mbrëmjen e së martës në qytetin e Durrësit, në zonën e njohur si “Veliera”.
Qytetarë të rastësishëm kanë njoftuar menjëherë policinë, pasi vunë re një objekt të dyshimtë të lënë në rrugë nga persona ende të paidentifikuar dhe në rrethana të paqarta, raporton euronews.al.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Durrësit të cilat kanë njoftuar forcat xheniere.