Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Meksikë

Aksidenti, në të cilin ishin të përfshira tre automjete, ndodhi në autostradën midis Cuacnopalán dhe Oaxaca në shtetin Puebla, të mërkurën në mëngjes, tha Samuel Aguilar Pala, zyrtar i qeverisë lokale.

Sipas informacioneve zyrtare, 18 persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të tjerë kanë ndërruar jetë më vonë në spital. Disa të tjerë janë plagosur dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Mediat raportojnë se në aksident ishin të përfshirë një kamion cisternë, një autobus dhe një furgon.

Gazeta meksikane La Jornada raporton se aksidenti ndodhi kur një kamion që transportonte çimento u përpoq të parakalonte furgonin.

Gjatë kalimit në korsinë e kundërt, kamioni u përplas me autobusin dhe më pas u përplas drejtpërdrejt me furgonin, para se të binte në një humnerë dhe të merrte flakë.

Aksidentet e rënda në autostradat meksikane nuk janë të rralla.