Fermerja Alba Pollozhani është larguar nga Ferma VIP 2.
Vendimi është marrë nga vetë ajo në spektaklin e së hënës, por sipas rregullores, duhej të qëndronte edhe 24 orë.
Albano Bogdo, kryeplaku i Ferma VIP lexoi zarfin e mbërritur në Fermë vetëm pak minuta më parë ku shkruhej: Alba Pollozhani largohet menjëherë nga Ferma VIP 2.
Pas kësaj, ai që u largua nga ky format ishte edhe Lim Hoti, me të cilin Alba krijoi një raport të ngushtë brenda.