Shqipëria kualifikohet në finalen e ‘Eurovision 2025’

Shqipëria është zyrtarisht finaliste në Eurovision Song Contest 2025, që po mbahet këtë vit në Bazel të Zvicrës. Shqipërinë në Eurovision e përfaqëson Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”. Me performancën e tyre energjike dhe të veçantë arritën të sigurojnë një vend të merituar në finalen. Skenografia elektrizuese me një kombinim autentik të muzikës tradicionale shqiptare dhe me elemente moderne elektronike, Shkodra Elektronike rrëmbeu vëmendjen e publikut europian dhe votat e mjaftueshme për të kaluar në finalen e madhe të Eurovision. Finalja e madhe do të zhvillohet të shtunën, më 17 maj, dhe Shqipëria do të jetë mes 26 shteteve që do të garojnë për trofeun e këtij viti.