Zelensky fton Trumpin në takimin e propozuar me Putinin në Stamboll

Ukrainian President Volodymyr Zelensky speaks during a press conference with President of the European Commission in Kyiv on May 9, 2023. - European Commission President Ursula von der Leyen arrived in Kiev on May 9, 2023, to mark Europe Day and show her support for Ukraine in the face of the Russian offensive, on the day Moscow commemorates the victory over Nazi Germany. (Photo by Sergei SUPINSKY / AFP)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se mbështet plotësisht idenë e Donald Trump për “një armëpushim të plotë dhe pa kushte”, i cili shpreson se do të zgjasë “mjaftueshëm sa për të siguruar themelin për diplomaci”.

Zelenskyy përsëriti gjithashtu se do të udhëtojë për në Turqi, ku ka lëshuar një ftesë për bisedime paqeje ballë për ballë me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Zelenskyy tha se shpreson që edhe Trump të mund të marrë pjesë.

“Të gjithë ne në Ukrainë do ta vlerësonim nëse Presidenti Trump do të ishte atje me ne në këtë takim në Turqi. Kjo është ideja e duhur”, tha Zelensky.

Vetë Vladimir Putin sugjeroi “bisedime të drejtpërdrejta” me Ukrainën në Stamboll të enjten, por nuk i është përgjigjur ftesës së Zelenskyy-t. / Klankosova.tv