Zbulohen 7 tonë mish i prishur në një kompani greke që ka furnizuar spitale, kazerma dhe qendra për refugjatë

Inspektorët e Drejtorisë për luftë me krimin ekonomik nga Ministria greke e Financave dhe nga Agjencia për kontroll të ushqimit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth shtatë tonë mish dhe produkte mishi të prishura, të pasigurta për konsum, në një kompani për tregti me shumicë me seli në periferinë e Athinës, Pireas, njofton MIA.

Pas një revizioni të të dhënave tatimore për vitin 2020, doli që kompania konkrete i ka shpërndarë produktet e saj në mbi 50 spitale në të gjithë vendin, si dhe në kazerma, burgje, qendra të pritjes për të mitur, ndërmarrjet komunale, qendrat e organizatave joqeveritare të destinuara për pranim të refugjatëve, etj.

Midis shtatë tonë mishit të konfiskuar kishte mish pule, mish derri dhe viçi, sallamë, salqiqe, proshutë dhe të ngjashme.