Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte sot të ftuar tre të rinj sipërmarrës në podkastin “Flasim”, gjersa përgjatë bisedës tregoi një histori nga koha kur jetonte në Londër.
Ai tha se gjatë qëndrimit atje i bëri përshtypje se të vetmet vajza të bukura ishin ato të Kosovës.
“Në Londër kam ndejt me disa miq nga Kosova. Duke qenë aty, në shtëpinë e tyre me rrethin e tyre njoha shumë shqiptare të Kosovës që jetonin në Londër në atë kohë dhe më bëri përshtypje, vajzat shumë të bukura.
Një ditë, duke hipur në ato shkallët elektrike që del nga ‘underground’… isha me një shokun tim kosovar Blerimin. Dy shkallë më lart ishte një vajzë e gjatë shumë e hijshme, me flokë të gjata dhe i them këtij shokut tim, shyqyr e pashë një angleze të bukur…sepse vetëm kosovaret janë të bukur në këtë vend
Ajo u kthye dhe kishte një zë të trashë ‘shuj bre jam nga Prishtina’”-tregoi Rama.
Këtë pjesë mund ta shikoni nga minuta 09:00 deri në 10:48.