Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dhënë një mesazh pasi ekipi i tij i vjetër u shpall fitues i Ligës Premier.
Liverpooli u bë kampion i Anglisë për herë të parë që nga sezoni 1989/199- nën drejtimin e Klopp, duke fituar titullin e 19-të në sezonin 2019/2020.
‘Të Kuqtë’ e konfirmuan titullin e 20-të të dielën, duke mposhtur me lehtësi Tottenhamin në ‘Anfield’.
Trajneri i ri Arne Slot me shumë bujari i dha merita Kloppit që e la atë me një ekip me lojtarë që ishin të gatshëm të dënojnë kampionin në fuqi Manchester Cityn.
“Kjo nuk është vetëm puna ime, është puna e lojtarëve që po qëndrojnë këtu dhe pjesëtarëve të stafit që po qëndrojnë atje dhe puna e Jurgen dhe Pepijn (asistenti i Klopp) që kanë lënë këtu”, ka thënë Slot.
Klopp iu kundërpërgjigj këtij komplimenti të hënën me një letër të përzemërt në drejtim të kampionit të ri të Anglisë.
“Shumë mirënjohës për të kaluan, shumë, shumë i lumtur me të tashmen dhe jashtëzakonisht pozitiv për të ardhmen”, ka shkruar Klopp në Instagram.
Klopp kaloi nëntë sezone si trajner i Liverpoolit, para se të jap dorëheqje nga ky rol në fund të sezonit të kaluar.
Ai më pas mori një rol të lartë strategjik në grupin e Red Bull që kanë në pronësi disa klube, por nuk u harrua të dielën gjatë festës së titullit tek Liverpooli.