Laporta po punon për kontratën e re të Flick, zbulon principin që ka trajneri gjerman

Hansi Flick e ka bërë Barcelonën të ëndërrojë për një tjetër Tripletë.

Trajneri gjerman e ka këndellur gjigantin katalunas dhe tanimë ka fituar dy trofe, Kupën dhe Superkupën e Spanjës.

Barcelona është shumë afër të fitoj edhe titullin kampion në La Liga ku ndodhet katër pikë para Real Madridit, derisa është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se klubi është në bisedime për të vazhduar kontratën e Hansi Flick.

“Flick e di që ne duam që kjo fazë të zgjasë sa më gjatë që të jetë e mundur”, tha Laporta, sipas Fabrizio Romano.

Laporta shtoi, “Hansi preferon kontratat afatshkurtra, të rinovuara vit pas viti, dhe kjo është e dukshme nga kontrata e tij aktuale”.

Marrëveshja aktuale e Flick është caktuar të skadojë në vitin 2026 dhe diskutimet janë duke vazhduar për një rinovim të mundshëm.

Barcelona dëshiron ta mbajë trajnerin gjerman për një kohë të gjatë.