Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Barcelona do të duhet që të bëjë disa shitje për të blerë objektivat që dëshirojnë dhe në rast se ndodhë kjo, mund të jetë një lajm i mirë për Chelsean, të cilët thuhet se janë të interesuar për të transferuar njërin prej lojtarëve të tyre kryesor.

Barcelona e fitoi të shtunën Kupën e Mbretit për herë të 32-të pasi e mposhtën Real Madridin me rezultat 3-2 pas vazhdimeve.

Ishte Jules Kounde ai i cili shënoi golin e fitores për blaugranasit në minutën e 116-të dhe në këtë process, ai ka rritur edhe më shumë vlerën e tij në mesin e drejtorëve të klubit dhe tifozëve.

Por në mes të kësaj, ka një mundësi që Kounde të largohet nga Barcelona, tri vite pasi iu bashkua atyre nga Sevilla.

Kjo pasi Chelsea po vazhdon të punojë në prapaskena para një lëvizje të mundshme për reprezentuesin francez.

Sipas një raportimi nga TBR Football, Chelsea thuhet se ka qenë në kontakt të rregullt me përfaqësuesit e Koundes gjatë viteve të fundit.

Klubi nga Liga Premier u mundua të nënshkruajë me të në verën e vitit 2022 por ai e zgjodhi Barcelonën dhe që prej atëherë interesimi i tyre pothuajse nuk është zbehur.

Chelsea nuk është klubi i vetëm nga Anglia që do ta konsideronte transferimin e Koundes, me gjysmëfinalistin e Ligës së Kampionëve, Arsenal, që po ashtu janë të etur për të.

Është raportuar se ata do të ishin të gatshëm të shpenzojnë 65 milionë euro për ta sjellë atë nëLondër dhe nuk do të ishte një befasi që Chelsea të merrte një qëndrim të njëjtë.