Yamal në shënjestër të kritikave për shkak të stilit dhe gjestit që bëri përballë mbretit spanjoll

Pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit, Lamine Yamal e gjeti veten në qendër të vëmendjes për gjestin e tij të diskutueshëm gjatë ceremonisë së medaljeve.  

Gjatë festës së fitimit të trofeut dhe dhënies së medaljeve, Yamal doli përpara zyrtarëve dhe mbretit me dy palë syze në kokë dhe fanellën e kthyer prap, gjë që disa e interpretuan si mosrespekt ndaj mbretit spanjoll Felipe VI. 

Gjithashtu, në vend që ta përshëndes mbretin me një shtrëngim duarsh miqësore, Yamal vendosi t’ia drejtonte dorwn sikurse miqëve të tij. 

 

Kjo situatë ka ngjallur debate në rrjetet sociale dhe në media, ku disa tifozë shprehen të pakënaqur për sjelljen e lojtarit të ri. 

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se nuk ka pasur deklarata zyrtare as nga familja mbretërore dhe as nga klubi i Barcelonës lidhur me këtë. 

 

 

Gjithashtu, Yamal ende nuk ka komentuar publikisht mbi situatën. Duke pasur parasysh rininë e tij dhe mungesën e përvojës në situata të ngjashme, është e mundur që ai nuk ishte në dijeni të perceptimit të mundshëm të veprimeve të tij.