Gerard Pique, ish-mbrojtësi i Barcelonës, ishte një nga të parët që reagoi ndaj fitores së ish-klubit të tij ndaj Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit.
Pasi gjyqtarit De Burgos Bengoetxea sinjalizoi fundin e ndeshjes, Pique postoi një mesazh në rrjetin social X (ish Twitter): “Në fund, djemtë e mirë fitojnë gjithmonë”.
Kjo deklaratë vjen pas një prej finaleve më të tensionuara dhe më të diskutueshme të kohëve të fundit, në të cilën Barcelona fitoi 3-2 pas kohës shtesë, falë golit vendimtar të Jules Koundé.
Me këtë fitore, skuadra e Hans Flick mori titullin nga Athletic Club dhe fitoi trofeun e tyre të 32-të të Copa del Rey.
Në një ndeshje plot kthesa, Barcelona kaloi në epërsi me golin e Pedrit në minutën e 28-të. Kylian Mbappe barazoi në minutën e 70-të me një goditje dënimi, ndërsa Aurelien Tchouameni në minutën e 77-të shënoi për 2-1 për Realin.
Në minutën e 84-të gjithçka u kthye në shesh kur Ferran Torres shënoi për 2-2. Më pas erdhi minuta e 116-të dhe goli i Koundes.