Ruben Amorim ka humbur besimin tek ylli i Man Utd – identifikon zëvendësuesin e tij

Manchester United po punon për të përforcuar formacionin titullar para sezonit të parë të plotë të Ruben Amorim në krye të ‘Djajve të Kuq’. 

United ka duruar një sezon poshtë standardeve të tyre të vjetra në Ligën Premier. 

Me Ligën e Evropës që mbetet shpëtimi i tyre i vetëm pas rikthimit spekaktolar ndaj Lyonit në çerekfinale, një operacion i madh nevojitet në afatin kalimtar veror për të shmangur një përsëritje të edicionit aktual. 

United gjendet në pozitën e 14-të në tabelë dhe mund të zbresë në pozitën e 17-të, pozita më e ulët në renditjen e klasifikimit. 

Një nga pozitat që United duhet të përmirësojë është ajo e portierit, aty ku Andre Onana shpeshherë ka qenë përgjegjës për disa gola të pësuar. 

Sipas raportimeve, ‘Djajtë e Kuq’ e kanë gjetur në Itali zëvendësuesin ideal të reprezentuesit kamerunas. 

“Manchester United ka ndaluar së besuari tek Onana shumë kohë më parë. Gabimet e tij po i kushtojnë me punë dhe zëvendësimet potenciale tashmë kanë dalë në skenë”, ka raportuar gazeta spanjolle AS. 

Reprezentuesi japonez Zion Suzuki kryeson si kandidati favorit për t’u transferuar në ‘Old Trafford’ gjatë verës. 

AS pretendon se interesimi i klubit për 22-vjeçarin, i cili ka impresionuar në Serie A që prej se iu bashkua Parmas nga Uraëa Reds verën e kaluar, po merr formë teksa afati kalimtar veror po afrohet. 

Suzuki ishte afër transferimit tek United si zëvendësues i David De Geas në verën e vitit 2023, por ai e refuzoi ofertën shkaku i shqetësimeve për minutat që do të kishte marrë.