Disa media të ndryshme në Turqi kanë raportuar se Victor Osimhen, i cili është në pronësi të Napolit dhe në huazim tek Galatasaray, ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Manchester United.
Një stuhi raportimesh është bërë rreth reprezentuesit nigerian këtë mbrëmje, me Serdar Ali Celikler, Aygun Ozipek dhe Ahmet Konanc që kanë raportuar se Osimhen ka vendosur të transferohet në ‘Old Trafford’.
Sipas këtyre gazetarëve, ai pritet që të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare sipas së cilës do të fitojë 15 milionë euro në sezon.
Sulmuesi kishte nënshkruar një marrëveshje prej 10 milionë euro në sezon tek Napoli në dhjetor të 2023 me qëllimin për t’u shitur për klauzolën e tij të lirimit prej 120 milionë eurosh verën e ardhshme.
Teksa askush nuk e pagoi këtë çmim, ai u detyrua të shkojë në huazim tek Galatasaray në shtator të 2024, atje ku ai po shkëlqen me 29 gola në 34 ndeshje të luajtura.
Tani idea është që Napoli ta shesë atë në fund të sezonit me klauzolën e tij të lirimit që do të zbresë në 80 milionë euro.
Disa klube kanë shprehur interesim, duke përfshirë Juventus, Arsenal, Chelsea dhe Paris Saint-Germian, por Unitedi duket se është favorite kryesor.
Trol hesaplar Taraftarı kandırmayın…
Osimhen, Manchester United ile 5 yıllık anlaşmaya imza attı…
60 milyon euro bonservis ödenecek..Futbolcu yıllık 15 milyon euro net ücret alacak..
Türkiye defteri 7 maç sonra sona eriyor…— Aygün Özipek (@aygunozipek) April 19, 2025
Raporti shton se ‘Djajtë e Kuq’ duan të paguajnë 60 milionë euro për Osimhen, por ajo do të refuzohet nga Napoli.
Kontrata e tij ka një klauzolë sipas së cilës nëse nuk kompletohet shitja e tij deri në fund të qershorit të këtij viti, atëherë ajo do të rinovohet automatikisht për një vit tjetër.