Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Fulham si mysafir, në kuadër të xhiros së 33-të të Ligës Premier.
Vendasit e nisën mirë ndeshjen, kur shënuan me Andeas Pereiran në minutën e tretë, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Në minutën e 20-të erdhi goli i rregullt, kur Alex Iwobi shënoi pas asistimit të Ryan Sessegnon për 1-0.
Work to be done in the second half. #CFC | #FULCHE pic.twitter.com/6SpBbvdrn7
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 20, 2025
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa Chesea u kthye furishëm në të dytën.
Fillimisht barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 83-të, me Tyrique George që shënoi gol të bukur nga jashtë zonës.
Në minutën e tretë të kohës shtesë, ishte Pedro Neto që shënoi një super gol për fitoren e Chelseat.
Kjo fitore e dërgon Chelsean në vendin e pestë me 57 pikë, një më pak se Man City dhe dy më pak se Newcastle që është i treti.