Barcelona ka pësuar një goditje të rëndë në ndeshjen ndaj Celta Vigos, pasi Robert Lewandowski u largua nga fusha i lënduar.
Sipas testeve, Robert Lewandowski është diagnostikuar me një dëmtim gjysmë tendinoz të majtë.
Sulmuesi i Barcelonës pritet të humbasë finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit.
Lëndimi e ka lënë Lewandowski të përballet me një rikuperim të gjatë. Është raportuar se ai mund të mungojë deri në tre javë, gjë që e bën atë të dyshimtë për ndeshjen e ardhshme të Barcelonës kundër Interit, sipas Fabrizio Romano.
Me ndeshjet e rëndësishme përpara, Barcelona do të duhet të përballet pa sulmuesin e tyre kryesor.
🚨⚠️ Robert Lewandowski has a left semitendinosus injury, tests have confirmed.
He’s expected to miss Copa del Rey final against Real Madrid and unlikely to be back against Inter, as SER reports Lewa could be out for 3 weeks. pic.twitter.com/QW5Zn8aHck
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 20, 2025
Mungesa e Lewandowskit sigurisht që do të ndihet, veçanërisht në ndeshjet vendimtare.
Barcelona ende nuk ka konfirmuar një afat specifik për rikthimin e Lewandowskit. Megjithatë, është e qartë se rikuperimi i tij do ta mbajë jashtë fushës për të paktën tre javët e ardhshme.