O’Mali: Pens nuk është në karantinë, sot punon në Shtëpinë e Bardhë

– Nënpresidenti amerikan, Majk Pens, nuk është në karantinë dhe planifikon sot të jetë në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi zëdhënësi Dejvid O’Mali, duke reaguar në pretendimet e mediave se ai është
në izolim.
“Nënpresidenti Pens do të vazhdojë t’i ndjekë këshillat e ekipit mjekësor të Shtëpisë së Bardhë në Shtëpi të Bardhë dhe nuk është në karantinë.
Nënpresidenti çdo ditë ka teste negative dhe planifikon nesër të jetë në Shtëpinë e Bardhë”, tha O’Mali”, thekson Zëri i Amerikës. Mediat publikuan se Pensi ka qenë në izolim jashtë Shtëpisë së Bardhë, pasi bashkëpunëtori i tij ka qenë pozitiv në testin për koronavirus.
Edhe Trampi dhe Pensi janë kritikuar për shkak të kësaj që nuk mbajnë maska mbrojtëse, edhe pse këtë e rekomandon Qendra për Kontroll të Infektimeve./MIA