Shtyhen zgjedhjet presidenciale në Poloni, data e re më herët në fillim të qershorit

Shefi i Komisionit Zgjedhor të Polonisë deklaroi se kryetari i Parlamentit polak – Sejmot ka 14 ditë ta bëjë të ditur datën e re për zgjedhjet presidenciale në vend.
Zgjedhjet presidenciale në Poloni fillimisht duhej të mbahen dje, por për shkak të epidemisë së koronavirusit, Qeveria dhe opozita më 7 maj u dakorduan që ato të shtyhen, transmetojnë mediat britanike.
Zëvendëskryeministri polak Jacek Sasin atëherë deklaroi se zgjedhjet më herët mund të mbahen në qershor./MIA