Qytetari nuk do të endet më nëpër dyqane për të gjetur ku është më lirë, nga 18 prilli, çdo çmim do të jetë online!. Kështu e tha ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, teksa njoftoi një prej masave më praktike për jetën e përditshme.
“Çdo tregtar i vogël, i mesëm apo i madh që shet me pakicë, do të jetë i detyruar të publikojë çmimet në ueb faqen e tij”, tha Durmishi.
Lista do të përfshijë emrin e produktit, përshkrimin, çmimin për njësi dhe në cilin dyqan është në dispozicion. Qytetarët do të kenë fuqi të krahasojnë dhe të vendosin vetë.