Real Madridi e bën prioritet transferimin e një mbrojtësi të majtë

Real Madridi është prej kohësh duke kërkuar një mbrojtës të ri për krahun e majtë.

Anësori kanadez Alphonso Davies ishte prioritet i madrilenëve, megjithatë në fund lojtari vendosi të vazhdoj kontratën me Bayern Munichun.

Por përkundër se nuk do të marrin shërbimet e Davies, Real Madridi ka identifikuar një tjetër futbollist për këtë pozitë.

Los Blancos duan transferimin e mbrojtësit portugez Nuno Mendes i cili po shkëlqen me fanellën e PSG-së.

Marrëdhënia e mirë e agjentit Jorge Mendes me Florentino Perezin mund të bëjë që ky transferim të kompletohet.

Megjithatë kampioni francez Paris Saint Germain nuk është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës pa fituar 70 milionë euro.

Real Madridi është i interesuar edhe për hungarezin Milos Kerkez, derisa Ferland Mendy dhe Fran Garcia do të largohen në verë nga Reali.