Trump ka thënë se lideri ukrainas është po aq fajtor për vdekjen e “miliona” njerëzve në luftën e Ukrainës sa edhe presidenti rus, Vladimir Putin, transmeton BBC.
“Me miliona njerëz kanë vdekur për shkak të tre individëve, le të themi që Putini është i pari, le të themi se Bideni i cili nuk kishte as idenë më të vogël se çfarë po bënte, është i dyti, e pastaj vjen Zelensky”, ka deklaruar ai të hënën.
Tensionet mes dy liderëve kanë qenë të larta që nga përplasja e tyre e ashpër në Shtëpinë e Bardhë gjatë muajit shkurt. Në një intervistë dhënë para sulmit të fundit të Rusisë, Zelensky i bëri thirrje Trumpit që të vizitojë Ukrainën përpara se të arrijë një marrëveshje me Putinin për t’i dhënë fund luftës.
Vlerësohet se qindra mijëra njerëz, e jo miliona sa ka pretenduar presidenti amerikan, janë vrarë ose plagosur nga të dyja palët që prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt 2022.