Mesfushori portugez shihet si një dështim në Bundesligë, por ende ka një reputacion të fortë në Ligën Premier, për të cilën Bayern Munich shpreson të tërheqë oferta solide.
Palhinha e ka humbur vendin e tij në skuadër, me Aleksandar Pavlovic – që shihet si e ardhmja e klubit, së bashku me Tom Bischoff.
Më e rëndësishmja, Palhinha nuk i përshtatet sistemit të Vincent Kompany. Ai ishte një nënshkrim i përafruar me vizionin e Thomas Tuchel, jo me vizionin e trajnerit belg, por që Bayern Munich luftoi shumë derisa e solli.
Madje për shumë kë ishte e çuditshme se si Bauern Munich po afron aq shumë para.
Tani, Bayern Munich dhe Kompany janë dakord: nëse shfaqet një mundësi, ata duan të shesin Palhinha këtë verë.
29-vjeçari ende beson se mund të ketë sukses në klub, ndërsa ai nuk u paraqit në barazimin 2-2 me Borussia Dortmundin dhe nuk ka gjasa të luajë në ndeshjet e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Interi, lojëra për të cilat ishte blerë fillimisht.
Pavarësisht kësaj, Palhinha mbetet i vendosur të luftojë për vendin e tij, edhe pse klubi shpreson se ai do të pranojë një rikthim në Ligën Premier.