Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka shpjeguar arsyen pse ai nuk e ka ftuar Andre Onanan për ndeshjen ndaj Neëcastle United në Ligën Premier.
Onana nuk ishte pjesë e listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Newcastle në udhëtim, pasi ai u cilësua si fajtor për dy golat që Unitedi i pësoi ndaj Lyonit në kuadër të Ligës së Evropës.
Kjo do të jetë ndeshja e parë në kampionat ku Onana nuk do të marrë pjesë, që prej se iu bashkua atyre në vitin 2023.
Reprezentuesi kamerunas është zëvendësuar nga Altay Bayindir, i cili ka bërë debutimin e tij në Ligën Premier.
“Ju duhet ta shihni kontekstin. Ndonjëherë ju dueht ta shtyni një lojtar që të luajë sërish, ndonjëherë duhet ta lini të largohet nga ky mjedis”.
“Nesër ai do të jetë në stërvitje për t’u përgatitur për Lyonin, kështu që mendojë se ishte një kohë e mirë për Andren të pushojë”.
“Unë mendoj se ai ishte okej pasi ia shpjegova këtë. Ju nuk keni nevojë ta pëlqeni këtë, por ta kuptoni sepse unë shpjegoj gjithçka”, ka thënë Amorim.
Vlen të theksohet se Amorim ka bërë pesë ndryshime në formacionin e tij titullar nga barazimi me rezultat 0-0 ndaj Manchester Cityt.