Jo vetëm Alexander-Arnold, Real Madridi do një tjetër yll të Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold do t’i bashkohet Real Madridit në verë si futbollistë i lirë, pasi kontrata me Lieverpoolin i skadon.

Por anglezi mund të shkoj në Madrid vet i dyti, pasi Los Blancos duan një tjetër futbollist nga Liverpooli.

Real Madridi ka treguar interes për mesfushorin e Liverpool, Alexis Mac Allister, sipas Marcas.

Klubi spanjoll beson se cilësitë e 26-vjeçarit argjentinas përputhen mirë me skuadrën e tyre.

Aktualisht bardhezinjtë po vlerësojnë realizueshmërinë e një transferimi të mundshëm. Mac Allister ka shprehur më parë dëshirën që një ditë të luajë në La Liga.

Këtë sezon, ai ka luajtur në 44 ndeshje për Liverpool-in në të gjitha garat, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë katër asistime. Kontrata e tij me Reds është deri në verën e vitit 2028.