Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i ka bërë një vizitë ekipit të tij para fazës vendimtare të sezonit në të gjitha garat.
Real Madridi po punon shumë për t’i kthyer gjërat në rrugën e duhur, si në La Liga kundër Alavesit, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit.
Florentino Perez viziton qendrën stërvitore Valdebebas çdo të premte dhe shpesh takohet me trajnerin Carlo Ancelottin.
Megjithatë, sipas mediave spanjolle, këtë herë, presidenti i Los Blancos ka shkuar edhe në zonën e lojtarëve për t’u takuar me ta.
Real Madridi e ka bërë të qartë se nuk po heq dorë nga titulli i La Ligës. “Nuk ka rikthim pa mundur Alaves”, është mesazhi i Perez dërguar lojtarëve.
Ancelotti është fokusuar që skuadra të kuptojë rëndësinë e ndeshjes kundër Alaves në dy ditët e fundit të stërvitjes.