Manchester City po humbet betejën për transferimin e Wirtz

Bayern Munich thuhet se është përpara Manchester Cityt në garën për mesfushorin me tipare sulmuese të Bayer Leverkusen, Florian Wirtz.

Wirtz konsiderohet objektivi kryesor i Cityt për të zëvendësuar Kevin De Bruyne, i cili do të largohet nga Etihad në fund të sezonit.

Sidoqoftë, sipas Sky Sport Germany, familja Wirtz po anon drejt bashkimit të lojtarit me Bayernin përpara se të transferohet më vonë jashtë vendit.

Tashmë përfaqësuesit e Bayernit kanë nisur negociatat me familjen e 21-vjeçarit të kombëtares gjermane dhe janë zhvilluar disa takime ‘kokë më kokë’.

Në fund të këtij sezoni, Wirtz do të ketë vetëm 12 muaj të mbetur nga kontrata e tij me Bayer, gjë që mund ta shtyjë klubin e Leverkusenit të shesë yllin e tyre nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re.

Vlera aktuale e Wirtz në Transfermarkt vlerësohet të jetë 140 milionë, por transferimi i tij mund të kushtojë më lirë.