Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kanë mbyllur përfundimisht “formulën shitblerëse të shkëmbimit të territoreve të Kosovës”.
Ai ka thënë se sidomos Qeveria Kurti ka denoncuar konkretisht këtë çështje.
Sipas Ngjelës, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, po kërkon të shpëtojë homologun e tij të Kosovës Hashim Thaçin, përmes kryetarit të LDK-së Isa Mustafës me qeverinë e re.
Por, avokati shqiptar ka theksuar se kjo është një përpjekje e kotë, pasi sipas tij, Thaçi e Mustafa, “nuk kanë të ardhme”.
Postimi i plotë i Ngjelës në Facebook:
Dy kryeministra shqiptarë të Kosovës Haradinaj dhe Kurti e mbyllën përfundimisht pazarin që liderët e shitur dhe të korruptuar të Kosovës deshën të bënin në favor të Serbisë.
Sidomos, qeveria Kurti ka dalë edhe me denoncime konkrete për këtë çështje.
Këto denoncime e varrosën përfundimisht formulën shitblerëse të shkëmbimit të territoreve.
Këtë tha këto ditë edhe presidenti Serb Vuçiç: “territoret vdiqën”. Dhe theksoi se ai do ta pranonte njohjen e Kosovës nën presion.
Po çfarë po ndodh realisht me presidentin serb që deklarohet kështu ?
Tani që humbi gjithçka, presidenti i Serbisë po kërkon të shpëtojë Hashim Thaçin, se ky i duhet president në Kosovë për të ardhmen, si shpresë shoviniste. Dhe kuptohet se këtë kërkon ta bëjë me beogradasin e vjetër Isa Mustafa dhe në një qeveri të re.
Kot e ka. Hashimi i tij, e bashkë me të edhe Mustafa, që të dy nuk kanë të ardhme…
Është demokraci, dhe ata kanë popullin kundër.
Vërtet mendon Vuçiç se mund të formohet diktatura Thaçi në Kosovë!!!