Mbrojtësi anësor, Lucas Vazquez beson ende që skuadra e tij mund të bëjë rikthim rezultati kundër Arsenalit pas humbjes në “Emirates” me shifrat 3:0.
Vazquez thotë se i vetmi klub që mund të bëjë rikthime të tilla është pikërisht Real Madridi.
“Asgjë nuk ka përfunduar ende. Nëse ka një ekip që mund të rikthehet nga 3-0, ai është Real Madrid”, u shpreh lojtari spanjoll