PSG siguroi titullin e tyre të 13-të në Ligue 1 fundjavën e kaluar, duke e bërë atë pas 28 ndeshjeve pa humbje deri tani.
Duke folur pas fitores së madhe të titulli, presidenti i PSG-së, Al Khelaifi, dha një deklaratë që sipas mediave franceze, ai kishte synim ta godiste pak superyllin e Real Madridit , Kylian Mbappe.
Sipas tij tani nuk ka asnjë yll individual dhe ekipi u fuqizua drejt suksesit, pasi në garë janë edhe në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Francës, ku kanë prekur finalen.
The @FIFACWC trophy was present at the Parc des Princes today, with Arsène Wenger, Youri Djorkaeff, Houssine Kharja and the President of Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaïfi. 🏆 pic.twitter.com/g3CpvfHS9E
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) April 5, 2025
“Të gjithë në mbarë botën e futbollit e kanë parë dhe admiruar zhvillimin e ekipit të Paris Saint-Germain në këtë epokë të re – filozofia jonë bazohet në kolektivin mbi gjithçka tjetër. Ylli i Paris Saint-Germain është ekipi dhe ky yll po shkëlqen kaq shumë”.
“Sezoni është larg përfundimit, ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të fokusohemi, ndeshje pas ndeshjeje, duke luftuar për gjithçka në të gjitha garat deri në momentin e fundit të sezonit”, , ka thënë Al Khelaifi.
Mbappe u largua nga PSG në verë si lojtar i lirë, pavarësisht betejës së fortë të Al Khelaifi për ta mbajtur atë në klub.
PSG beson se është një ekip më i mirë pa Mbappe. Por kjo mund të konfirmohej vetëm nëse ata do të fitonin Ligën e Kampionëve.
Suksesi në Ligue 1, ku janë më të pasur dhe më të mirë se gjithë të tjerët, nuk është një arsye e fortë për festë.